Ballina Aktuale Kush është volejbollistja shqiptare që fitoi kurorën e dyfishtë me Rabotniçkin? (FOTO)

Kush është volejbollistja shqiptare që fitoi kurorën e dyfishtë me Rabotniçkin? (FOTO)

Volejbollistja e talentuar shqiptare nga Shkupi, Defina Rexhallari, e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin volejbollistik me Rabotnickin nga Shkupi, duke fituar dy trofetë- atë të kampionit dhe të kupës, shkruan Open-TV.

Marketing

Volejbollistet e Rabotniçkit deri te titulli kampion erdhën pas triumfit ndaj “Janta Volej” në ndeshjen vendimtare me rezultat 3-0 në sete (25-17, 25-14, 25-21).

“Janta Volej” në serinë finale kishte hyrë në epërsi prej 2-0, por më pas Rabotnicki me tre fitore radhazi ia del të rrëmbej titullin e dytë në histori të klubit.

“Jo vetëm vajza jonë, por dhe ne si prinder jemi ndjerë shumë mirë. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një finale e paharruar. Defina jonë para një muaji fitoi edhe kupën me Rabotniçkin dhe tani titullin kampion. Jemi krenar me sukseset e saja”, deklaroi për Open-TV, babai i Definës, Bedri Rexhallari.

Para një muaji, vashat nga Rabotniçki e fituan Jantën edhe në kupë.

Defina Rexhallari është 20-vjecare dhe luan në pozitën e korrektores.

Ndryshe, Defina ka tre vite që është pjesë e klubit të volejbollit Rabotniçki. Ajo me herët ka luajtur për shkollën Zef Lush Marku.

Te Rabotniçki luan edhe një shqiptare tjetër-Erjona Jonuzi, njëra ndër pasueset më të mira në Maqedoninë e Veriut./Open TV

Marketing
Exit mobile version