Kush janë shqiptarët që marrin pozita udhëheqëse në LSDM

Ndryshime në strukturat e reja të LSDM-së. Edmond Ademi, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme dhe Fatmir Bytyqi, kryetar i Komisionit për finansa në LSDM janë të përzgjedhurit e rinj në strukturat e sapozgjedhura në mbledhjen e fundit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, shkruan Almakos.

Marketing

Ndërkohë, Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme.

I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Reket”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e ndjekjes penale që zbardhin të gjitha rastet në të cilat ka dyshime për krim dhe korrupsion.