Ballina Shëndet & Style Kush jeton më gjatë, beqarët apo të martuarit? Merr fund dilema

Kush jeton më gjatë, beqarët apo të martuarit? Merr fund dilema

Dilemës se kush jeton më gjatë, beqarët apo të martuarit, i erdhi fundi.

Marketing

Sipas një studimi të fundit të bërë nga Ekspertët te Qendra Kombëtare e Kancerit të Japonisë, u konsastua se të martuarit kanë 15% më shumë mundësi për të jetuar më gjatë.

Kjo rrjedh për arsye se martesa ka efekt mbrojtës. Që do të thotë se çiftet inkurajojnë njëri-tjetrin që të kërkojnë kujdes dhe trajtim mjekësor. Gjithashtu të martuarit kanë më pak gjasa se të beqarët të kenë zënka për arsye se përdorimi i drogës dhe alkoolit te të martuarit në krahasim me beqarët është në nivel më të ulët.

Ekspertët gjithashtu thonë se kushtet më të mira financiare dhe mënyra më e shëndetshme e jetesës që kontribuojnë në jetëgjatësinë vijnë me martesë.

Sipas studimit njerëzit e martuar diagnostikohen me kancer malinj të lëkurës më herët se beqarët. Sepse çiftet që shohin njëri-tjetrin në sy gjatë gjithë kohës mund të kuptojnë se diçka nuk shkon. Ndaj, në në një situatë të tillë bashkëshortët inkurajojnë njëri-tjetrin që të shkojnë te mjeku për vizitë.

Një tjetër detaj interesant i studimit është se të martuarit kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë edhe nëse kanë sëmundje të tilla si kanceri, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Një arsye tjetër është jeta e rregullt seksuale, kontakti sensual dhe aktivitetet së bashku zgjasin jetën dhe çojnë në një jetë më pak stresuese.

Exit mobile version