Kush mund të fitojë kredi nga linja Covid 4? Aplikimi fillon më 15 korrik

Drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov ka treguar kushtet e kompanive të cilat mund të fitojnë kredi pa normë të interesit nga linja kreditore Covid 4.

Marketing

Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar mjete nga masa e parë e pakos së 5 ekonomike – gjegjësisht masa për financim të pagave për shkurt dhe mars
Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 3 nga Banka Zhvillimore
Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 1 ose Covid 2
Shuma maksimale e kredisë në Covid 4 arrin në 30 mijë euro dhe më e ulëta 3 mijë euro

“Pagesa do të realizohet deri në 42 muaj, gjegjësisht 3 vjet e gjysmë”, tha Naumov.

Kërkesat për kredi do të parashtrohet në rrugë elektronike, në e-mail adresën [email protected], duke filluar nga 15.07.2021 nga ora 09:00.

Thirrja publike do të zgjasë 20 ditë, kurse kërkesat do të pranohen dhe përpunohen në bazë të parimit: “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Marketing