Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Ligjit për marrëdhënie pune, përkatësisht nenet për orët e zgjatura të punës në bazë javore dhe vjetore si dhe dispozitat për marrëdhënie pune në projektet me strategji kombëtare. Nismën në gjykatën më të lartë e ka adresuar Komiteti i Helsinkit. Me ndryshimet ligjore parashikohet që orët shtesë në bazë javore të arrijnë mbi 8 orë dhe mbi 190 orë në vit. Dispozitat parashikojnë që punëtorët të mos obligohen me urdhër që të punojnë me orar të zgjatur, por në të njëjtën kohë punëdhënësit i japin të drejtën të vendos se në cilën fazë të projektit me strategji kombëtare do të punohet me orar të zgjatur. /Alsat.mk
Marketing