Kushtetuesja të mërkurën do të vendos nëse do të ngritët procedurë për Kuvendin

Gjatë ditës së nesërme pas seancës së Gjykatës Kushtetuese do të kemi takim pune në të cilën gjykatësit do të marrin qëndrim nëse të pranojmë iniciativën dhe nën detyrim zyrtar të ngritim procedurë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati.

Marketing

Murati nuk ka dashur të prejudikojë se cili do të jetë vendimi, thotë se nëse do të ngritët procedurë do të varet nga shumica e gjykatësve.

“Do të diskutojmë dhe analizojmë dhe në fund do të votojmë”, ka thënë Murati.

Marketing