Ballina Lajme Maqedoni Kuvend, miratohet Ligji për Fyerje dhe Shpifje

Kuvend, miratohet Ligji për Fyerje dhe Shpifje

Me 62 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, pushteti dhe opozita njëzëri miratuan Projektligjin e plotësuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Ndonëse ndryshimet u miratuan me konsensus sërish pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara rreth zgjidhjes ligjore.
“Janë pranuar amendamentet e propozuara nga deputetët, Mile Lenjkov dhe Rashela Mizrahi,  me të cilat është përmirësuar teksti i ligjit dhe janë parandaluar keqpërdorimet, por është larg nga një ligj i mirë. Shtohet se rregullat profesionale të gazetarisë duhet të jenë në përputhje me parimet etike të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve. Në të gjitha nenet e projektligjit fjala publik fshihet në të gjithë tekstin, termi mjet informimi është i futur si term më i gjerë, shtrohet pyetja se cilat janë ato mjete të informimit që i nënshtrohen ligjit për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje dhe cilat jo. Bloget e internetit, forumet, rrjetet sociale, hulumtuesit duhet të ishin përcaktuar saktë, por ata nuk pranuan vërejtjet që ne i paraqitëm në komision.”,- deklaroi Jovan Jaulevski nga VMRO-DPMNE.
“Nuk mund të flasim për lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, përhapjen e informacionit dhe nga ana tjetër, të kemi dënime të larta për ata që kalojnë kufirin, edhe pse e kanë kaluar kufirin me vetëdije dhe duhet të mbajnë përgjegjësi, por a duhet të dënohet kështu. Shpresoj që të gjitha ato dilema që ekzistonin dhe ndoshta praktika gjyqësore jokonsistente me zgjidhjen e mëparshme ligjore do të mund të kapërcehen më në fund me zbatimin e kësaj zgjidhjeje ligjore.”,- u shpreh Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
Sipas ligjit aktual, gazetari mund të gjobitet për fyerje dhe shpifje me maksimum 2 mijë euro, 10 mijë redaktori dhe 15 mijë personin juridik. Me ndryshimet e reja ligjore këto gjoba ulen në 400 euro për gazetarin, 2 mijë euro për redaktorin dhe media jo më shumë se 5 mijë euro në kundërvlerë në denarë.
Exit mobile version