Ballina Lajme Maqedoni Kuvend, miratohet marrëveshja për “Makpetrollin”, Micevski: Vijon procedurë e kushtetutshmërisë

Kuvend, miratohet marrëveshja për “Makpetrollin”, Micevski: Vijon procedurë e kushtetutshmërisë

Kuvendi miratoi Ligjin për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe “Makpetrollit” nëpërmjet marrëveshjes. Deputetët e VMRO – DPMNE-së të cilët ashpër e kundërshtuan ligjin thanë se i njëjti është në kundërshtim me kushtetutën dhe paralajmëruan

Marketing

“Ligji shkel kushtetutën, sundimin e së drejtës dhe ndarjes së pushteteve. Ftoj presidentin të mos firmos dekretin për këtë ligj skandaloz. Paralajmërojmë se do të ngremë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij ligji i cili shkaktoi interes të madh e që pushteti nuk pati guximin që vetë ta firmos.”,- tha koordinatori i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Kuvend, opozita kundërshtoi rendin e ditës

Micevski dhe deputeti i ASh-së, Syrija Rashidi, në moment të fundit tërhoqën propozim ligjin për kodin zgjedhor. Paraprakisht opozita me shumë vërejtje, kundërshtoi rendin e ditës duke u përplasur me kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Nga 39 pikat e vëna në rendin e ditës, sipas opozitës, 17 prej tyre nuk janë shqyrtuar në komisionet amë, 13 pa nevojë propozohen me procedurë të shkurtuar apo u vihet flamuri evropian.

“Bëjmë listë të të gjitha ligjeve me të cilat keqpërdoret flamuri europian dhe do ta dorëzojmë pranë zyrës së Komisionit Europian. Nuk e kemi të qartë se si kryeparlamentari një herë ka menduar se një ligj duhet të shkojë në procedurë të shkurtuar dhe në një moment thotë se të njëjtit ligj duhet ti vihet flamuri europian dhe me procedurë të shkurtuar.”,– theksoi deputetja e VMRO–DPMNE-së, Gordana Siljanovska Dafkova.

Kryetari i parlamentit nuk është propozues të ligjeve. Kjo është pjesë e kulturës suaj dhe tani e tutje as që u regjistroj kur gjuani me fjalë, pasi që qëllimet janë të qarta.”,– theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Ndërkaq deputeti i ASH-së Halil Snopçe kundërshtoi propozim ligjin për huamarrje në bankën botërore për zhvillimin e arsimit në vend.

Ky propozim ligj më tepër është si një makijazh që prej ashtë duket si një fasadë që shkëlqen, por besoni që është e kalbur nga brendia.”,- tha deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Pa u votuar mbeti versioni i ri i propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë, pasi opozita lëshoi sallën, ndërkaq E Majta e kundërshtoi ashpër duke kërkuar që e njëjta të hiqet nga rendi i ditës.

Exit mobile version