Kuvend, vazhdon seanca për zgjedhjen e ministrave dhe zv/ministrave

Kuvendi sot në mesditë vazhdon mbledhjen e 110 ku në rend dite do të jetë zgjedhja e anëtarëve të Qeverisë, gjegjësisht plotësimin e vendeve vakante.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev ka propozuar Nina Angelovskën për ministre të Financave dhe Hisen Xhemailin për ministër pa resor, si dhe tre zëvendësministra: Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovska dhe Nexhad Mehmedoviq. Në këtë seancë pritet të votohet edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, ku për një mandat të ri është propozuar sërish Fadil Bajrami.

Seanca parlamentare për plotësimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit Zaev dje filloi dhe vazhdoi deri vonë me debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit kërkoi sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare, derisa kryeministri Zaev dhe deputetët e shumicës nënvizuan prioritetet që ka vendi në planin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Marketing