Kuvend, Zaev dhe VMRO përplasen për çështjen e emrit

Opozita përmes pyetjeve të deputetëve kërkoi nga kryeministri të tregoj për cilat propozime e mundshme për emrat e Maqedonisë ka pranuar “erga omnes”. Sipas tyre, Qeveria duhet të ndalojë me siç i quajnë ata testet ndaj opinionit publik.

Marketing

“Nuk u përgjigjët nëse Maqedonia ka pranuar “erga omnes” për cilin do propozim, i cili do të pranohet nga dyja palët. Nuk jam e sigurt se na treguar gjithçka nga takimi dhe dyshoj se është ashtu. Gjithashtu them se është mirë që në të ardhmen të mos ketë trik-propozime” – tha Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e tij theksoi se propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit nuk do të debatohet tash e tutje. I pyetur nëse i është garantuar se me ndërrimin e emrit do të merret data për negociata me BE-në, Zaev duke u thirrur në komplimentet diplomatike theksoi se një gjë e tillë është e mundshme, ndërsa anëtarësimi në NATO është i pamohueshëm.

“Po flas sinqerisht aq sa nuk do ta dëmtoja procesin negociues. Sipas meje jemi pranë zgjidhjes dhe duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë do të shpalos gjithçka që nuk cenon procesin. Maqedonia nuk guxon të jetë pesimiste ose të qaset negativisht në proceset që do ta forcojnë Evropën ndaj integrimit tonë. Në Sofje shfrytëzuam mundësinë që të takohemi me Presidentin Makron dhe kryeministrin holandez Rute, i shpalosën të gjitha detajet. Ne vlerësojmë se debati është i mirë dhe gjithashtu zgjerimi i Evropës. Nuk duam që nesër të jemi pjesë e BE-së, por duam datë për bisedime të cilën e presim nga viti 2005” – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev nuk harroi të potencojë edhe nevojën e referendumit.

Në fund të ditës qytetarët janë ata të cilët vendosin përmes referendumit. Por të paktën duhet të jemi të kujdesshëm në këto çështje – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Në pyetje deputetësh mungoi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Opozita për këtë kërkoi llogari nga kreu i Kuvendit.

Marketing