Kuvendi bullgar pranon propozimin francez

Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare.

Marketing

Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov.

Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet.

Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian.

Duke ndarë detaje, ajo shtoi se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e saj të njëanshme për gjuhën, sepse në kuadër të negociatave nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare.