Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të vijnë në vendin e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur.
Deputetë bëhen Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilija Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Dijana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Feride Haxhiu dhe Kaltrina Haxhiu nga koalicioni VLEN.
Ata vijnë në vendet e Mickoskit dhe të ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Lupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviq, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani.