Kuvendi i votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 88 vota “për”, 22 “kundër” dhe “asnjë” abstenim rreth orës 02:30 të mëngjesit ka miratuar ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri.

Marketing

Pro këtij ligji përveç deputetëve të VMRO-VLEN-ZNAM votuan edhe deputetët e Frontit Europian.

Ndërkaq Aleanca e “Zijadin Selës” njoftoi për TV SHENJA se deputetët e saj nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohen me këtë propozim, por, që mbeten pjesë e Frontit Europian.

Marketing