Me 63 vota “për”, 1 “abstenim” dhe pa diskutim deputetët në Kuvend miratuan ndryshimet në Kodin Penal.
Në ndryshimet e Kodin Penal nuk u përfshi neni 353, i cili i referohet keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të cilin shumica parlamentare deshi që ta votojë, mirëpo për shkak të presionit publik u largua. Ky nen do të mundësonte amnistinë e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së të akuzuar në lëndët e PSP-së.
Mbetet neni 275-v, i cili ka të bëjë me shpërdorimin e procedurës për shpalljen publike, dhënien e kontratave për furnizim publik ose partneritetin publiko-privat, që lidhet me krimet për të cilat akuzohen Sead Koçan dhe Vasilije Aviroviq.
Në ndryshimet e reja në Kodin Penal që tani do të hyjnë në fuqi bën pjesë edhe një vepër e re penale “Pengim i drejtësinë”. Ndryshimet e reja në Kodin Penal, mes tjerash, parashikojnë edhe rritjen e dënimeve ndaj gjuhës së urrejtjes.