Kuvendi serb ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrollim të përbashkët në vendkalimin Preshëve-Tabanoc

Kuvendi serbi mbrëmë votoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosje të kontroll të përbashkët të vendkalimit kufitar Preshevë-Tabanoc.

Marketing

Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq, në diskutim tha se konkurrenca dhe lidhshmëria është e rëndësishme që të vendosen vendkalime të përbashkëta me fqinjët, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ceku se ndër arsyet kryesore pse është nisur projekti është lehtësimi i kalimit të kufirit me vendkalime kufitare të përbashkëta.

Marketing