Kuvendi shqyrton funksionimin online, BDI-LSDM janë pro, ftojnë opozitën të reflektojë

Grupet parlamentare sërish kanë shqyrtuar mundësinë për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores, për të mundësuar funksionimin online edhe të shtëpisë ligjvënëse. Shumica parlamentare është dakord për një mundësi të tillë pasi konsideron se situata me epideminë e imponon punën nga distanca.
“Për këtë mendojmë ta ndryshojmë Rregulloren e Parlamentit. Jo për ta ndryshuar këtë, por për ta precizuar që pjesëmarrja mund të jetë fizike apo seancave online. Për këtë i japim kohë opozitës që ta rishqyrtojë qëndrimet që të mos jetë në mënyrë të ngutshme që pozita të sjellë vendim pa konsensus. Unë shpresoj që opozita të reflektojë dhe nuk do kontribuon që të bllokojë proceset.”,- tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti.
“Vetëm ata deputetë që janë të sëmurë ose janë në izolim për shkak të kontaktit me person të sëmurë, prezencën në seancat e Kuvendit dhe në trupat punues të mund të realizojnë online.”,- tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
VMRO: Po u shty me forcë do ketë krizë politike
Mirëpo, nisma kundërshtohet nga opozita.
“Nëse projekti seancë online shtyhet me forcë ka rrezik për krijimin e krizës politike në Kuvend dhe jashtë saj dhe krijohet një pasiguri juridike shtesë.”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Marrë parasysh shumicën e ngushtë parlamentare, ku prezenca e çdo deputeti është e rëndësishme dhe mundësinë që ndonjë deputet të preket nga Covid-19, aplikimi i funksionimit online duket i patjetërsueshëm për funksionimin e Kuvendit.
Funksionimi online i institucioneve më të larta shtetërore, gjatë periudhës së pandemisë, po aplikohet në shumë vende evropiane dhe botërore, madje edhe në organizma si NATO dhe Unioni Evropian.
Marketing