Kuvendi sot në kuadër të seancës së 143-të, me kërkesë të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, duhet të shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Për ministra të rinj janë propozuar Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Seanca e Kuvendit është caktuar për në ora 11:00 dhe në rend dite përveç shkarkimit të ministrave Mexhiti e Aliu mes tjerash do të jetë edhe propozim ligji për masa restriktive.