Ballina Lajme Maqedoni Kuvend,miratohen ndryshimet e Ligjit për kujdesin shëndetësor, shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Kuvend,miratohen ndryshimet e Ligjit për kujdesin shëndetësor, shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Me 71 vota “pro” dhe një “kundër”, deputetët miratuan sot Ligjin për ndryshimin e ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili shfuqizon drejtorët ekonomikë. Në seancën e sotme është miratuar edhe Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre, si dhe Ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre.

Marketing

Në seancën e sotme janë miratuar disa ligje. Deputetët e kanë miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisje lokale, si dhe e miratuan Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urban, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu, me procedurë të shkurtuar janë miratuar ndryshimet në Ligjin për transportin rrugor, Ligjin për gjahun dhe gjuetinë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sportin.

Kuvendi në seancë e miratoi edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

.Deputetët i miratuan propozim ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre, për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për park natyror dhe për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre. U shqyrtua edhe interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, deputetët i votuan, propozi ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, si dhe disa ratifikime.

Marketing
Exit mobile version