Partiizimi i sistemit gjyqësor është një sulm direkt ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi ndodh paralelisht me partiizimin e agjencive të sigurisë, trupave rregullatore të pavarura dhe institucioneve të tjera. Me institucione të okupuar nga partitë dhe një sistem gjyqësor të kontrolluar, nuk ka sundim të ligjit”.
LSDM i bën thirrje të gjitha forcave demokratike – qytetarëve, ekspertëve të drejtësisë, organizatave qytetare dhe mediave të pavarura – të qëndrojnë të fortë kundër përpjekjeve për kontroll partiak mbi sistemin gjyqësor. Sipas tyre kjo është një betejë për demokracinë, për sundimin e ligjit dhe për të ardhmen e shtetit.