Ballina Lajme Rajon Kuzhinieri turk CZN Burak përfundon në spital

Kuzhinieri turk CZN Burak përfundon në spital

Kuzhinieri i famshëm Ozdemir Burak, i cili njihet gjerësisht si CZN Burak në mbarë botën, është shtruar në spital. Këtë e ka zbuluar vet ai përmes Instagramit. Ai ndau fotografi të tij ulur në një shtrat spitali.

Marketing

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, disa raportime në internet sugjerojnë se kuzhinieri i famshëm po vuan nga tumori në tru.

CZN Burak tërhoqi vëmendjen për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane.

Ai fitoi famë pasi videot e tij duke përgatitur porcione të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale në mediat sociale. Ai njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamerë.

Burak numëron më shumë se 34 milionë ndjekës në Instagram.

https://www.instagram.com/cznburak/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d4d4d374-1232-480e-8a7b-f94b784d075c

Marketing
Exit mobile version