Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme në në Fushë- Dukat të Vlorës. Policia njofton se viktima quhet Beniamin Faslli Bezhani, i cili është konstatuar nga një qytetar në rrugë, i cili ka telefonuar policinë se një trup i pajetë ndodhej brenda një automjeti të ndaluar.
Sipas Policisë 27-vjeçari ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes, apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
27-vjeçari ka qenë duke përcjellë të fejuarën për në banesën e saj e më pas po kthehej në banesë. Atij i është bërë pritë rrugës.
Mësohet se viktima ka qenë i dënuar në Itali dhe ka vuajtur dënimin atje dhe kishte një vit që është kthyer në Shqipëri.