Ky është admini i grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat ( FOTO)

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Edin Nevzati. Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar arreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”, përcjell Insajderi.

Ai po dushohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale. 

Marketing