Ky është bilanci ditor i Covid 19 në Maqedoni

Nga realizimi i 5.779 testimeve, 2.000 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Më shumë se gjysma e rasteve të reja, gjithsej 1096 janë vetëm në Shkup, i dyti është Manastiri me 123 raste të reja pozitive për 24 orë dhe i treti Kavadari. Qytetet tjera kanë raste pozitive në numër dyshifror.

Siç qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 806 të shëruar dhe 35 viktima, transmeton TV21.

Raste aktive në vend janë 14.783.