Ky është emri i ri i Stadiumit të Shkupit

Në mbledhjen e sotme e 129-ta me radhë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për riemërtimin e arenës nacionale multifunksionale nga Arena Nacionale “Filipi i Dytë” të emërohet Arena Nacionale “Toshe Proeski”.

Marketing

Qeveria e RMV-së në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e projektit për ndërtimin e 14 pishinave të notit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku miratohet fillimi i procedurës për lidhjen e Marrëveshjes për furnizim publik disavjeçar për ndërtimin e 14 pishinave të notit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq mjetet për këtë destinim në vitin vijues 2019 përfshijnë vlerën e përgjithshme prej 30.000.000,00 denarë  të përfshihen në suaza të buxhetit që për vitin 2019 ka në dispozicionin Agjencia e të Rinjve dhe Sportit.

 

Gjithashtu, me konkluzion të Qeverisë së RMV-së, Agjencia e të Rinjve dhe Sportit është e obliguar që në tri vitet e ardhshme të planifikojë dhe përfshijë mjetet e nevojshme për realizimin e Marrëveshjes  në kërkesën buxhetore për vitin 2020,2021, dhe 2022, kurse komunat Shtip, Çair, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Gostivar, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Vodë, Tetovë dhe Kërçovë, iu rekomandoi të bëjnë përzgjedhjen dhe propozimin e lokacionit për të cilin duhet të kërkojnë dhe sigurojnë Miratim për ndërtim.

Marketing