Ballina Aktuale Ky është fituesi i “Big Brother VIP Albania”

Ky është fituesi i “Big Brother VIP Albania”

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” është Ilir Shaqiri.
Pas katër muajve e 18 ditëve i erdhi fundit spektaklit të famshëm në Shqipëri me emra VIP nga showbizzi shqiptarë, shkruan lajmi.net.Katër banorë të shtëpisë arritën në finalen e madhe duke u bërë pretendent për të fituar çmimin final prej 100 mijë eurove. Balerini, Ilir Shaqiri, aktori, Donald Veshaj, moderatorja, Einxhel Shkira dhe modelja, Beniada Nishani kanë qenë katër finalistët e “Big Brother VIP”.Pas shumë ngjarjeve, debateve dhe situatave të papritura në shtëpi, të cilat sollën emocione dhe lot si tek banorët, gjithashtu edhe publiku, sonte mbaroi rrugëtimi. Ilir Shaqiri fitoi çmimin 100 mijë euro i zbritur pak ditë para finales nga çmimi 115 mijë. Ndryshe, rrugëtimi i katër finalistëve brenda shtëpisë së famshme, ka qenë pothuajse më i komentuari për faktin se secili me karakter të ndryshëm ka sjell momente të bukura, debate, zënka. Ilir Shaqiri me anë të mënyrës së komunikuarit me të gjithë banorët duke ditur se si të flas, duke e mbajtur mirë me të gjithë, poashtu edhe në debate duke ditur se kur i duhej të flasë kur jo, arriti tek finalja. Beniada Nishani Jakic, me energjinë pozitive dhe buzëqeshjen e sinqertë, gjatë katër muajve qëndrimi në “Big Brother VIP”, arriti në finale.Donald Veshaj, me një karakter luftarak që sipas tij ka gjithmonë të drejtë, preku finalen duke u zgjedhur finalisti i tretë. Einxhel Shkira një vajzë me karakter të fortë që nuk e lëndon pothujase asgjë, por vetëm se e bën më të fortë, u zgjedh finalistja e katër.Ndryshe, ky ishte edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”.

Marketing
Marketing
Exit mobile version