KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor Kire Markoski. 26-vjeçari Markoski me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë.
Angazhimi i Markoskit njëherit është përforcimi i pestë i Shkëndijës në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Kire Markoski është i lindur në qytetin e Ohrit. Në gjysmë sezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit të Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur edhe në Rabotniçki, AEL Limassol, Spartak Trnava dhe Akademija Pandev.