Ky është historiku i manastirit Mbigur që u ekspozua nga Grubi

Sot, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi kishte zgjedhur fotografi nga manastiri Mbigur për të uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Marketing

Por kur u themelua dhe nga kush ky manastir?

Ai para 10 vitesh u dogj, në fakt u dogj bibiloteka e tij me shumë dëshmi, siç thonë historianët, se aty fshiheshin dokumente të rralla, që dëshmonin se ai është një manastir shqiptar.

Historianët atë kohë, djegien e manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç njihet nga ta në historiografi, manastiri Mbigur, është një goditje e rëndë për faktet dhe dëshmitë historike shqiptare të trevave të Rekës së Gostivarit, një zonë kjo e populluar tradicionalisht me shqiptarë ortodoksë.

Kompleksi i manastirit Shën Jovan Mbiguri ndodhet mes Gostivarit dhe Dibrës, në afërsi të fshatrave Rostushë, Bitushë dhe Trebishtë, pranë lumit Radikë. Deri vonë në manastir kanë shërbyer murgj vendorë shqiptarë ortodoks nga Reka e Epërme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2009, ndërkohë që kanë ngelur shumë mistere që lidhen me arsyen e djegies së bibliotekës dhe pjesës së vjetër të manastirit, që gjendet në zonën që kryesisht banohet me popullatë shqiptare.

Faktet historike tregojnë se manastiri Shën Bigorski daton nga shekulli 11 dhe se është manastir shqiptar.