Ky është moti për sot

Moti paradite në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, Nga mesdita në veri dhe perëndim pak do të rritet vranësira dhe në pjesët veriore do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore.

Marketing

Era e përforcuar pasdite do të përhapet përgjatë Luginës së Vardarit. Për shkak të temperaturave të larta në juglindje ende do të jetë e aktivizuar faza e verdhë për rrezik nga temperaturat e larta.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri 14 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 12 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 29 gradë Celsius.

Marketing