Ballina Lajme Maqedoni Ky është moti për sot

Ky është moti për sot

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri 36 gradë. Indeksi UV=8.

Marketing

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 34 gradë.

Gjatë fundjavës në disa vende do të ketë rritje të vranësirave. Të shtunën temperatura kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa të dielën në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë rritje të lehtë të temperaturës veçanërisht në pjesët veriore. Të martën do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje graduale. Rritje e konsiderueshme e temperaturës pritet nga e mërkura.

Exit mobile version