Ky është moti për sot

Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga 10 deri 20 gradë Celsius ndërsa gjatë ditës nga 21 deri 34 gradë Celsius.