Ky është numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Të paktën 102 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia ka nisur pushtimin të enjtën.

Marketing

Mbi 304 persona të tjerë janë plagosur sipas të dhënave zyrtare, por besohet se shifrat janë shumë më të larta.

Bachelet, duke iu drejtuar seancës hapëse të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë tha se shumica e civilëve u vranë me nga armët shpërthyese.

“Shumica e këtyre civilëve janë vrarë nga armët shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave. Shifrat reale, kam frikë, se janë dukshëm më të larta”.

Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre dhe shumë të tjerë janë zhvendosur.

Marketing