Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sit në vendin tonë paradite do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat në pjesët lindore do të jenë më të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima.

Marketing

Pasdite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht paradite.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.

Marketing