Ky është personi që dyshohet se vrau ish gruan në Ferizaj

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur është 15 vjeçar.

I dyshuari është ish burri i viktimës një 36 vjeçar i cili ka arritur të arrestohet pak minuta pas ngjarjes.

Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj një foto të dyshuarit, Valon Aliu.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person – e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Ajo shton se hetuesit Rajonalë të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi – Braha tha se gjithçka ndodhi pasi bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale.   

Marketing