Ky është projekti madhor që do të realizohet në Gostivar nga Ministria e Ekologjisë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u takuan me përfaqësuesit e kontraktorit dhe inspektimit për projektin Ndërtimi i kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar. Pas takimit, ata vizituan vendin nga i cili do të fillojnë punimet ndërtimore.

Marketing

Gjatësia e përgjithshme e kolektorit fekal është rreth 4.7 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrjetit të kanalizimeve për Bllokun Urban 21 është rreth 2.8 km. dhe duhet t’u shërbejë 2720 banorëve të bllokut Urban 21 në qytetin e Gostivarit

Projekti gjithashtu parashikon ndërtimin e kanalizimeve atmosferike me një gjatësi prej 2.4 km. Vlera e përgjithshme e projektit në përputhje me kontratën e lidhur është rreth 130 milion denarë, të siguruara nga Buxheti i Ministrisë.