Një film i ri horror me sa duket po i bën njerëzit të humbasin ndjenjat dhe po etiketohet si filmi “më i shthurur” ndonjëherë: “Terrifier 2”.
Pasi doli në kinematë botërore më 4 tetor, “Terrifier 2” u shndërrua në një hit për fansat e horrorit. Kjo ndoshta për faktin sepse rrjetet sociale janë të mbushura me postime të njerëzve që pretendojnë se shumë njerëz kanë humbur ndjenjat ose kanë vjellë kur kanë parë filmin.
Filmi është një vazhdim i filmit të vitit 2016 “Terrifier”, i cili tregon historinë e një vrasësi sadist të njohur si Art the Clown.
“Terrifier 2 ishte një rrëmujë e mahnitshme e tmerrshme. Djali pas meje humbi ndjenjat dhe u përplas në karrigen time, një djalë tjetër u largua sepse nuk ndihej mirë, duke dalë nga dera e kinemasë dëgjova një djalë që villte në tualet,” shkroi dikush online.
Tani, nuk e dimë sa kuriozë jeni ta shihni, por nëse po, hidhini një sy trailerit: