Ballina Fun Ky fustan është aq popullor, sa ka fansa në Instagram

Ky fustan është aq popullor, sa ka fansa në Instagram

Nëse ju duhej një tjetër provë që jeta është një shaka e madhe, një fustan nga Zara është aq popullor, sa ka një llogari me mijëra ndjekës në Instagram.

Marketing

Bëhet fjalë për një fustan të lirshëm, të bardhë me pika të zeza, i gjatë deri nën gju, në dukje i freskët.
Këtë verë, fustanin e kanë blerë dhe e kanë veshur kaq shumë njerëz dhe dikujt iu duk e përshtatshme të hapte një llogari në Instagram për të dokumentuar jetën e këtij modeli.
Nëse e keni vetë ose nëse ia shihni dikujt në rrugë, mund t’i dërgoni një foto dhe publikohet.

Fustani është parë mbi biçikleta, në autobusë, madje dhe në fejesa. Të 138-a fotot e ngarkuara mund t’ju shërbejnë si frymëzim për mënyra të ndryshme për të kombinuar fustanin më popullor të kësaj vere. Disa e veshën me atlete nga Veja, ndër më të preferuarat e momentit, disa e veshën me taka dhe xhaketa.

Exit mobile version