San Francisko është bërë qyteti i parë amerikan që ndalon shitjet e cigareve elektronike deri sa efektet e tyre shëndetësore të jenë më të qarta, raporton BBC.
Zyrtarët të martën votuan për të ndaluar shitjen e avulluesve në dyqane dhe e bënë të paligjshme që shitësit online të dorëzonin në adresat brenda qytetit.
Qyteti i Kalifornisë është shtëpia e Juul Labs, prodhuesi më popullor i cigareve elektronike në SHBA.