Ky shtet ndërmerr hapin e madh, përgjysmon çmimet e biletave të udhëtimeve për të ndihmuar qytetarët

Australianët do të mund të blejnë biletat e udhëtimeve me gjysmë çmimi në dhjetëra vende brenda përbrenda vendit.

Marketing

Kjo është një skemë e zgjedhur nga autoritetet për të rritur dhe nxitur turizmin.

Lista e destinacioneve të subvencionuara përfshin Gold Coast, Cairns, Whitsundays, Alice Springs dhe Broome.

Qeveria bëri me dije se skema prej 1.2 miliardë dollarësh synon të ringjallë sektori lokal të turizmit, I cili u godit nga pandemia.

Rreth 800 mijë bileta me çmim të përgjysmuar do të ofrohen në muajt prill deri në korrik.

Prej një viti Australia ka mbyllur kufijtë e tij për ardhjet ndërkombëtare që ndalojnë vizitorët, me disa raste të përjashtuara.

Që kur filloi pandemia, Australia ka raportuar rreth 29,000 raste dhe 909 vdekje.