Ballina Lajme Botë Ky shtet nuk do të numërojë më rastet me Covid-19 dhe kjo...

Ky shtet nuk do të numërojë më rastet me Covid-19 dhe kjo është arsyeja

Ky shtet nuk do të numërojë më rastet me Covid-19 dhe kjo është arsyeja
nga REVISTA KOSOVARJA 12 orë më parë në Aktuale
Sipas qeverisë kjo pandemi do të kalojë në një endemi për shkak se vaksinat do të bëjnë punën e vet dhe gjithashtu shumica e ka kaluar.

Marketing

Tashmë që ritmi i të infektuarve me Covid-19 është ulur, edhe pse ka rrezik nga mutacione të reja, shumë vende i kanë hequr pjesërisht masat.

Ka dhe nga ato shtete që kanë vendosur të mos numërojnë më rastet me Covid-19 por të bashkëjetojnë me të si një grip normal.

Kërkesa u bë nga ministrat e Financave, Biznesit dhe Shëndetësisë së Singaporit si pjesë e vizionit të një normaliteti të ri, nisur edhe nga studimet mbi vaksinat që thuhet se e zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes.

“Ne nuk mund ta zhdukim Covid, por ne mund ta kthejmë pandeminë në diçka shumë më pak kërcënuese, si gripi dhe të vazhdojmë jetën tonë”.

Sipas qeverisë kjo pandemi do të kalojë në një endemi për shkak se vaksinat do të bëjnë punën e vet dhe gjithashtu shumica e ka kaluar.

“Për shkak se shanset për t’u sëmurë shumë nga gripi janë kaq të ulëta, njerëzit jetojnë me të dhe duhet të sillemi njëjtë me Covid,” shkruajnë ministrat në një editorial të përbashkët për Straits Times.

Exit mobile version