Ky vend gati të ndalojë celularët dhe tabletat për fëmijët nën 13 vjeç, 6 rregullat

Franca gati të ndalojë celularët dhe tabletat për fëmijët nën 13 vjeç, 6 rregullat
“Ne duhet të ndërpresim muajin e mjaltit mes fëmijëve dhe teknologjisë dixhitale”, shkruajnë neurologja Servane Mouton dhe psikiatri Amine Benyamina në raportin e paraqitur dje për Emmanuel Macron.

Marketing

Në fillim të vitit, presidenti i kishte kërkuar një grup ekspertësh të propozonin rregulla për të ndihmuar familjet që të rregullojnë përdorimin e telefonave celularë, televizorëve dhe tabletëve nga fëmijët e tyre, “sepse fëmijët nuk braktisen në xhungël dhe po ashtu ata nuk lihen vetëm në Internet.”

Sipas ekspertëve këto janë rregullat që duhen zbatuar nga prindërit dhe fëmijët e tyre:

1. Fëmijët nën tre vjeç i kanë të ndaluar të gjitha ekranet, përfshirë televizorin.

2. Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç do të lejohen që të përdorin tabletat dhe Tv vetëm në praninë e një të rrituri.

3. Lojërat në tablet dhe celularë janë të ndaluara nën moshën 6 vjeç.

4. Nuk ka celular para moshës 11 vjeç.

5.11 dhe 13 vjeçarët mund ta përdorin celulari, por pa internet. Ata që kanë akses në internet duhet ta përdorin telefonin në mbikëqyrjen e prindërve.

6. Fëmijët nën moshën 15 vjeçare nuk duhet të kenë asnjë profil në mediat sociale, ndërsa ata mbi 15-18 do të lejohen që të përdorin vetëm në ato aplikacione që konsiderohen ‘etike’, jo Instagram dhe Tik Tok.

Ekspertët thonë se kanë arritur “një konsensus shumë të qartë mbi efektet negative të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, veçanërisht në gjumin, një mënyrë jetese të ulur që favorizon obezitetin dhe miopinë”.

Raporti nuk është ende një ligj në Francë, por qeveria me siguri do ta marrë parasysh, duke pasur parasysh vullnetin politik të treguar nga Presidenti Macron, i cili dëshiron të bëjë Francën vendin e parë në botë që rregullon marrëdhëniet e të miturve me telefonat inteligjentë dhe ekranet e tjera dixhitale.

Fushata kundër ekraneve të celularëve apo tabletave është pjesë e kërkesave nga prindërit dhe autoritetet në përgjithësi, por ende nuk është e qartë se si familjet do të jenë në gjendje të zbatojnë kufijtë në praktikë.

Marketing