Derisa në Sofje, ministrat e jashtëm, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska nënshkruan protokollin e dytë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, në Veliko Tërnovo një grup gazetarësh maqedonas dhe bullgarë debatuan për bashkëpunimin, komunikimin dhe ndihmën e ndërsjellë në kuadër të iniciativës “Koha për Bisedë”.
Para gazetarëve foli edhe reporteri i përhershëm në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kyqyk, i cili përshëndeti zhvillimet e fundit në parlamentin e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë.
Ai beson se integrimi evropian i RMV-së nuk do të ndërlikohet me probleme shtesë nga pala bullgare.
“Është në interesin e Bullgarisë që të ketë një fqinj që është në BE. Nuk ka nevojë të problematizohet pse e gjithë kjo gjendet në dokumentet evropiane. Komisioni Evropian përmes procedurave të tij bëri që çdo gjë që është të regjistruar si identitet, gjuhë për Maqedoninë e Veriut dhe si e tillë të respektohet. Opozita duhet të vendosë nëse dëshiron që RMV të jetë pjesë e BE-së dhe të tregojë jo vetëm guxim, por edhe mençuri në qëndrimet dhe veprimet e saj, apo të mbetet diku në harresë dhe ti lejoj BE-së të merret me ndonjë vend tjetër”, tha Kyqyk.
Kujtojmë se propozimi francez u miratua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me gjithsej 68 vota PRO.
Opozita maqedonase në momentet para votimit të propozimit, lëshoi sallën e kuvendit.