LA Lakers kampion të NBA, shkëlqen LeBron James

Los Angeles Lakers është shpallur kampion i NBA, pasi ka mposhtur nē finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje.

Marketing

Nē një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërie dhe që i detyronte gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura, ishin kalifornianët që u treguan superiorë dhe ia dolën të festojnë.

Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në “AdventHealth Arena” të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93 dhe mbyllën llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.

Ashtu si gjatë gjithë sezonit, LeBron James ishte protagonisti absolut i Lakers, me 28 pikë të shënuara, 14 topa të rikuperuar dhe 10 asiste, ndërsa skuadra kaliforniane dominoi në tre fraksionet e para, duke çuar avantazhin në 26 pikë dhe i lejoi vetes që ta nisë festën që në pjesën e fundit të lojës.

Ky ishte titulli kampion i 17 në histori për Los Angeles Lakers, që rikthehet te suksesi pas plot një dekade dhe barazon Boston Celtics në krye të renditjes së skuadrave që kanë fituar më shumë në NBA.

Kalifornianët kanë shkuar plot 32 herë në finalet e NBA, nga të cilat kanë humbur 15 dhe kanë fituar 17, ndërsa po kaq suksese numërojnë edhe Boston Celtics, që kanë luajtur vetëm 21 finale, por janë treguar shumë më racionalë pas kanë humbur vetëm 4 të tilla.

Basketbollisti 35-vjeçar LeBron James u shpall më i miri i finales dhe me shumë gjasa do të jetë edhe MVP-ja i sezonit, pasi ka qenë protagonist i padiskutueshëm i suksesit për Lakers, me shifra mesatare prej 30.2 pikësh, 11.2 rikuperimesh dhe 8.2 asistesh për ndeshje.

Një sezon mjaft të mirë bëri edhe basketbollisti 27-vjeçar nga Ilinoisi, Anthony Davis, i cili bashke me të padiskutueshmin LeBron James, dha një kontribut të jashtëzakonshēm për të rikthyer Lakers te titulli kampion pas plot 10 vitesh.

Marketing