La Liga dhe Seria A vazhdojnë sonte- dy ndeshje interesante në program

Sonte fillon java e re e Series A dhe La Ligës, ku dy ndeshje janë në program.

Marketing

Juventusi do të luaj kundër Lecces në ora 21:45. Me një fitore, Juventusi do të shkëputej 7 pikë nga Lazio që është në vendin e dytë. Por këta të fundit do të luajnë nesër kundër Fiorentinës.

Kurse në La Liga, Sevilla do të luaj kundër Valladolid në kuadër të javës së 32-të.

Sevilla kërkon të rikthehet në pozitën e 3-të, pasi atë e humbi javën e kaluar.

Në tri ndeshjet e fundit, Sevilla ka tri barazime dhe kërkon të rikthehet te fitorja.

Marketing