Labinot Tahiri viziton mjekët në Viti, ndan maska edhe për banorët

Labi ka disa ditë tashmë që është duke shpërndarë maska dhe nevoja tjera për vendet e prekura nga koronavirusi.
Ai përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ka treguar se ka vizituar disa nga mjekët në një qendër të mjekësisë, shkruan lajmi.net.
Labi ka publikuar një foto me disa doktorë nga kjo qendër ku tregon edhe agjenten e tij përgjatë këtyre ditëve. Ai thotë se qëllimi i tij ishte furnizimi me maska gjë që e ka arritur.

Marketing

Postimi i plot i tij
“Tani sapo u ktheva nga Vitia!
Arsyea ishte për ti dhuruar një shumë të maskave pêr mbrojtjen e banorëve!
Për të arritur në Stubëll, nuk patem mundesi të shkojmë në fshatin e trimave shqiptarë sepse ishte urdhur i prerë dhe i cili duhet zbatuar nga policia e shtetit pêrshkak rrezikut të kësaj gjendje të virusit!
Qellimi ishte ti dërgonim maskat por na udhëzuan që ti lëm në qender të mjekësisë e pastaj ata i dergojnë në Stubëll dhe ne i lam në Viti!

Faleminderit edhe personelit kujdestarë për mikpritjen që na e kushtuan!
Edhe pse jeni malsorë atje larg ne jemi me zemer me ju e çdo kend kur ka nevoj!
Zot ruaj shqiptarët nga çdo gjë e keqe.
Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Marketing