Lajçak zyrtarisht i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Këshilli i Bashkimit Europian, ka emëruar tashmë zyrtarisht ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Prishtinë – Beograd.

Marketing

Zyrtarizimi i tij u bë këtë të premte dhe Lajçak gjithashtu do jetë Emisar special i BE-së edhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Siç figuron në njoftim, Këshilli thotë se ”detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj.

Marketing