Lajm i bujshëm nga Anglia, Neymar mund të transferohet te gjiganti anglez
Neymar e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike me PSG-në, por sërish ka zëra që e largojnë nga kampionët e Francës.
PSG është në presion prej rregullave të FFP dhe duhet të rregullojë bilancin, ndaj shitja e Neymar do të kishte ndikim të madh.
Një kuotë për kartonin dhe kursimi i pagës së tij ndryshon shumë gjëra, ndërkohë që Daily Mail shkruan se Neymar i është propozuar klubit të Chelsea.
Londinezët po e mendojnë realisht një sulm për Neymar, edhe pse ka mbetur vetëm një ditë nga mbyllja e merkatos dhe gjithçka është në disfavor