Lajm i bujshëm nga Italia: Griezmann në radarin e finalistit të Champions!

Lajm i bujshëm nga Italia, Antoine Griezmann mund të transferohet në Serie A!

Marketing

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona.

Që nga rikthimi i tij në Wanda Metropolitano, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 16 gola dhe 99 asistime në 48 ndeshje të luajtura.

Megjithatë Griezmann mund të largohet nga Wanda Metropolitano, pasiqë ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian – Inter.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Griezmann në merkaton e verës.

Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, pasiqë Dzeko, Correa dhe Lukaku do të largohen nga skuadra.

Zikaltrit e kanë piketuar francezin si përforcimin ideal dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e francezit prej 25 milionë eurove.

Marketing