Lajme të këqija për kombëtaren e Italisë, mesfushori kryesor lëndohet në gju

14:32 | 8 Maj 2021

Marketing

Marco Verratti mori një dëmtim të ligamentit të gjurit në stërvitje me Paris Saint-Germain dhe do të duhet të bëjë skanime të mëtejshme.

PSG përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar për lëndimin e italianit dhe ai pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, përcjell lajmi.net.

Verratti ka mavijosje në gjurin e djathtë dhe gjithashtu një shqetësim në ligamentin e tij anësor të brendshëm.

Pas disa testeve të reja që do të bëhen brenda 48 orëve, do të mësohet sa gjatë do mungojë Verratti.

Ky lëndim shqetëson Italinë, pasi mesfushori pritet të jetë njëri nga protagonistët kryesor në Kampionatin Evropian 2020./Lajmi.net/

Marketing