Lajmet e tradhëtisë së Leo Messit, reagon mikesha e Antonelës

Ditët e fundit mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Lionel Messin ka tradhëtuar Antonella Roccuzzo, me gazetaren argjentinase Sophie Martinez.Në të njëjtën kohë, dyshja së bashku me fëmijët e tyre, ka dalë për një shëtitje në Disney World duke hedhur poshtë thashethemet që qarkullojnë.

Marketing

Kështu bëri edhe mikesha e ngushtë e Antonella Roccuzzo, Daniela Sheman. Bashkëshortja e futbollistit spanjol dhe bashkëlojtarit të Lionel Messit, Cesc Fabregas, duke komentuar lajmin, ka shkruar në rrjetet sociale: “Çfarë publikimi që nuk ka kuptim… dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Dy familjet bëjnë pushime së bashku gjatë verës, ndërsa Antonella dhe Daniela janë mikesha të ngushta.