Lajmi i fundit: Mbappe arrin në stërvitje te PSG

Sulmuesi Kylian Mbappe ka arritur në stërvitje te gjiganti francez, PSG.

Marketing

PSG dhe Real Madrid janë në negociata për francezin, por ende s’ka marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për Mbappe, por PSG nuk ka kthyer ende përgjigje, kurse mediat raportojnë se kërkon 200 milionë euro.

Pavarësish, që dje ka pasur shumë lajme për të ardhmen e Mbappes, futbollisti është bashkuar me bashkëlojtarët në stërvitje.

El Chiringuito ka publikuar videon e Mbappes derisa arrin në stërvitje dhe përshëndetët me tifozët.

Ekziston mundësia që marrëveshja mes PSG-së dhe Realit mund të arrihet nesër në Doha, ose sulmuesi të qëndrojë edhe një vit në “Parkun e Princave”, pastaj largohet si agjent i lirë.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1430441335715151872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1430441335715151872%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button